FIFA planifikon kompeticione të reja botërore, ligat e mëdha dalin kundër

FIFA e quan një revolucion që do të shtonte ndeshjet e mëdha dhe të ardhurat për klubet, por realisht shumë njerëz mendojnë se është thjeshte një operacion gjigant financiar, e nxitur nga oferta prej 25 miliardë dollarësh për të blerë të drejtë e organizimit të dy kompeticione e të reja.

Bëhet fjalë për Botërorin e Klubeve dhe Kupën e Konfederatave, që do të ndryshonin rrënjësisht me formatin e ri.

Xhani Infantino mendon për një Botëror Klubesh me 24 skuadra, që do të përballeshin një herë në 4 vjet, nga 7 që marrin pjesë çdo vit aktualisht.

Ndërkaq, Kupa e Konfederatave do të riemërtohej Liga Botërore e Kombeve, do të zhvillohet çdo dy vjet, me 8 ekipe pjesëmarrës.

Megjithatë, Infantino duhet të gjejë një marrëveshje me klubet e mëdhenj, sepse Shoqata Europiane e Ligave të Futbollit Profesionist ka dalë hapur kundër. Presidenti Lars-Kristen Olson deklaron: “Nuk ka pasur asnjë konsultim me ne dhe po tentohet të manipulohet struktura vendimmarrëse në FIFA. Metoda të tilla të kujtojnë FIFA-n e vjetër”.

Klubet më të drejtë ankohen se futbollistët e vet nuk do të kishin kohë për të rikuperuar energjitë, duke luajtur kompeticione pa fund anembanë botës, ndërkohë që edhe aktualisht një futbollist i nivelit të lartë luan mbi 50 ndeshje në vit, shifër e frikshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online