Fetel ‘pole’ me rekord në Gjermani, Hamilton shumë larg

‘Pole-position’ në shtëpi, nuk ka ku të shkojë më mirë për Sebastian Fetel, që tenton të bëjë një goditje të madhe në Gjermani, ku Ferrari i tij e mbylli në krye në provat zyrtare dhe do të niset i pari nesër pasdite.

‘Pole’ numër 55, por përveç kësaj, koha është rekord: 1.11.212, më mirë se i madhi Mikael Shumaker, që mbante rekordin e pistës prej vitit 2004.

Për Seb është shansi i artë për t’u shkëputur në krye të renditjes, sepse Ljuis Hamilton pati një difekt në seksionin e parë të kualifikueseve dhe do të niset nga vendi i 14-të nesër.

Pas defektit Hamilton tentoi ta shtynte vetë makinën deri në pit-stop, por ishte e kotë dhe dëshpërimi i tij ishte i pamasë: “Këtu është e pamundur të rikuperoj”.

Në vendin e dytë do të niset piloti tjetër i Mercedesit, Valteri Botas, i treti ferraristi Kimi Raikonen dhe i katërti Maks Verstapen me Red Bull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *