Arsenali ka marrë një fitore me rezultatin minimal 0-1 në transfertën e mbrëmshme kundër Ulverhemptonit. Martineli la skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 69‘, megjithatë “topçinjtë“ ia dolën që në fund të bënin të tyret 3 pikët.
Lojtarët e Arsenalit kanë shpërthyer në festë pas fitores, gjë e cila ka sjellë edhe ironinë e lojtarit kundërshtar. Në prononcimin e dhënë për mediat Neves shprehet se ekipi londinez festoi si të kishte fituar kampionatin dhe jo thjesht një ndeshje.
“E pamë se si e festuan fitoren dhe kjo tregon se në çfarë niveli jemi. Nuk e kam parë Arsenalin të festojë kështu në 10 vitet e fundit. Ishte si të kishin fituar kampionatin”, ka thënë Ruben Neves./Halit Delibashi-Sport Ekspres/