Feston Barça, Interi mban në lojë Totenhemin

Totenhem – Inter 1-0

Shënues: Eriksen 80’

Interi bie në fund dhe tashmë vë në diskutim kualifikimin për në turin tjetër të Champions League. Zikaltërit u thyen 1-0 në “Uembli” nga Totenhemi, në një ndeshje ku skuadrës së Spaletit i mjaftonte të paktën barazimi për të kaluar fazën e grupeve.

Ndoshta ky ishte problemi më i madh, sepse zikaltërit luajtën shumë në mbrojtje, duke pësuar presionin e londinezëve. Skuadra e Poçetinos gjeti golin e fitores vetëm 10 minuta përpara fundit të sfidës me Eriksen dhe tashmë ngjiten në vendin e dytë, në renditjen e Grupit B.

 

PSV – Barcelona 1-2

Shënues: de Jong 83’/ Mesi 62’, Pike 70’

Interi tashmë duhet të shpresojë që të fitojë në ndeshjen e fundit, në shtëpi përballë PSV, dhe që Totenhemi të frenohet në fushën e Barcelonës. Tashmë fati i italianëve është në dorën e “blaugranave”, të cilët nga ana e tyre u kualifikuan si fitues të grupit, pas suksesit 2-1 në Holandë.

Lionel Mesi hapi serinë e golave, duke bërë që për të 13-tin sezon me radhë të shënojë 15 ose më tepër gola në të gjithë aktivitetet, ndërsa Xherard Pike vulosi gjithçka. PSV-së i shërbeu pak goli i De Jong në të 83-ën, me ekipin e Van Bomel që mbetet në vendin e fundit të grupit, me vetëm 1 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online