Goli i shënuar në pjesën e dytë nga Tomislav Bushiç i dha tre pikë të rëndësishme Flamurtarin, ndërsa kroati shënoi rrjetën e 5 në kampionat. Sulmuesi i ekipit vlonjat ka folur për emisionin “Gol pas Goli” në “SuperSport”, duke treguar emocionet e fitores dhe të golit. Bushiç është në formë, flet dhe për situatën në repartin ofensiv, ndërsa tregon dhe mënyrën e festimit të golit, duke imituar Kilian Mbape të PSG.
“Më kënaq goli dhe fitorja. Kam tre gola më pak se shënuesi më i mirë, por më kënaqin tre pikët. Jemi pranë vendit të dytë”, u shpreh Bushicc pas ndeshjes, ndërkohë që më pas zbuloi edhe pese festuan ashtu pas golit.
“Para ndeshjes me Partizanin pimë kafe me Bathën dhe vendosëm që nëse shënoj do festojmë si Mbape në Francë. Golat? Kjo ishte ndeshja e parë që luanim të gjithë bashkë. Fusha ishte jo e mirë, ne kemi një taktikë tjetër dhe kushtet nuk ishin. Do mundohem të shënoj sa më shumë me Tiranën. Jemi stërvitur dhe po mundohemi të përshtatim manovrën sulmuese. Në fazë do punojmë dhe të përmirësohemi.
“Tani kam rol tjetër, qëndroj në qendër dhe nuk zhvendosem më në krah. Më vështirë ishte të prisnit fotografin pas golit, apo të shënonit? E para ishte më e vështirë”.