Dibra e Madhe u shndërrua në kryeqendrën e boksit shqiptar. Gjetan Keta triumfoi përballë rivalit boshnjak Sladan Janjanin dhe u shpall kampion bote i federatës më të vjetër në boksin botëror, WBU.
Një duel pa histori, me “Mike” Ketën, që dominoi në ring. Goditje të një pas njëshme, potente, përballë të cilave rivali i tij nuk mund të bënte asgjë. Dueli përfundoi pas 5 raundeve me boshnjakun që u dorëzua dhe Gjetan Ketën, i cili fitoi titullin e kampionit të botës.
Mbrëmja e boksit në kishte si protagonist edhe Ferit Ketën, i cili mbetet i pamposhtur në ring. 11 duele në boksin profesionist dhe po kaq fitore.
Feritit i mjaftuan vetëm 4 raunde për të nxjerrë jashtë loje rivalin turk, Mehmet Fatih Karakus. 12 minuta në sulm për anëtarin më të vogël në moshë të familjes Keta, që kompletoi festën kuqezi në Dibër të Madhe.