Festë në Milano, Interi e Milani e nisin frikshëm

Një ndeshje nuk vlen për të dhënë ndonjë parashikim, por në Milano mjafton edhe kaq për të ndezur shpirtrat e trazuar të tifozëve.

Interi triumfoi sot kundër Fiorentinës 3-0, me gola dhe lojë bindëse. Dy gola Mauro Ikardi, tashmë ka kapur 100 gola+asiste në 146 ndeshje si zikaltër, si dhe Perisiç, fundosën një Fiorentinë plot halle.

Festë edhe në krahun kuqezi të Milanos: 45 minuta zjarr, 3-0 në Krotone, start ëndrrash, përtej rivalit modest. Penallti që në fillim dhe karton i kuq Krotones, aq u desh që ndeshja të mbaronte shpejt. Kesie nga pika e bardhë shënoi golin e parë kuqezi në kampionat, të parin personal si “djall”. Më pas, Kutrone e Suso nisën shfaqjen e vet, asist e gol për secilin. Kaq, mjaftonte, pjesa e dytë nuk pati më gola dhe Milani kurseu energjitë.

Në ndeshjet e tjera bie në sy barazimi i Lacios, 0-0 në shtëpi ndaj Spalit debutues. Kokëfortë miqtë, që morën pikën e parë në Serinë A pas 49 vitesh, ndërsa Lacio paguan euforinë e triumfit në Superkupë.

Fiton Sampdoria, me përmbysje ndaj Beneventos, me Berat Gjimshitin që ishte në stol. Kievo godet në Udine, duke fituar 2-1 dhe duke konfirmuar se është një ekip mjaft i konsoliduar, që nuk ndryshon çdo sezon.

Image may contain: one or more people and text

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *