Më në fund te Kamza ka fytyra të buzëqeshura dhe pak festë, pas një momenti aspak të mirë që ka kaluar përgjatë gjithë kësaj kohe. Rënies në Kategorinë e Dytë, iu shtua edhe ai përjashtim nga Kupa e Shqipërisë, pasi nuk u respektua ndeshja dhe nuk mbërritën në orarin e duhur për përballjen me Apoloninë.
Në ditën e sotme është arritur edhe fitorja me Spartakun në shifrat 2-1. Një rezultat ky që i ka dhënë tre pikët e para skuadrës në këtë kampionat, ndërsa janë zhvilluar 3 javë. Shpresë dhe një moment për të kthyer sadopak frymën positive në skuadër, që për t’u rikthyer në elitën e Superiores ka shumë punë përpara. /Sport Ekspres/