Pak muaj më parë, konkretisht 18 tetorin e këtij viti, një klub që luan në Brazil, i quajtur Fortaleza festoi 100-vjetorin e krijimit të saj. Aktualisht klubi luan në Serinë B, por edhe për pak kohë pasi sezonin e ardhshëm do të luajë në elitën e futbollit brazilian.
Mbrëmjen e kaluar në “Castelao”, siç mban emrin stadiumi i ekipit, ishte një festë madhështore. Plot 60 mijë të pranishëm dhe një koreografi fantastike, për të festuar ngjitjen në Serinë A dhe titullin kampion të fituar me një diferencë më shumë se 10 pikë nga vendi i dytë.
Show dentro e fora de campo. ? O dia 15 de Novembro de 2018 ficará em nossas memórias para sempre. pic.twitter.com/6ydXteSngg
— Fortaleza Esporte Clube ? (@FortalezaEC) November 16, 2018
Koreografia e realizuar nga tifozët ishte një spektakël më vetë, pasi një pjesëmarrje e tillë për një ndeshje të kategorisë së dytë në Brazil është diçka madhështore. Fortaleza nuk i zhgënjeu të pranishmit dhe arriti një tjetër sukses, duke shkatërruar Juventuden 4-1. Klubi brazilian drejtohet nga legjenda Roxherio Ceni, i cili luante deri para pak kohësh te Sao Paolo.