Festë edhe për Kavanin. Arabia Saudite mposht me meritë Egjiptin

ARABIA SAUDITE – EGJIPT         2-1

Shënues: Salman El Farazh 45’+6 pen. / Salah 22′

URUGUAI – RUSI                       3-0

Shënues: Suarez 10′, Çerishev 23′ aut.,Kavani 90′

90’+5 GODET NË FUND ARABIA SAUDITE. Al Dausafi në fundin e shtesës gjen golin saudit, sukses i merituar kundër një Egjipti zhgënjyes, që u mjaftua me golin e Salah.

90′ GOL URUGUAI! Edhe Kavani merr pjesë në festë.

86′ Uruguai shkon i qetë drejt fitores dhe Arraskaeta godet traversën me një predhë nga distanca.

70′ Egjipti po vuan. Nuk e priste një Arabisë Saudite kaq agresive dhe në pjesën e dytë ka qenë dominim saudit. Portieri El Hadari, më i miri në fushë.

60′ Uruguai është i qetë dhe administron. Me një lojtar më shumë, nuk po e tepron ndaj një Rusie shumë të dobët.

45’+6 GOL ARABIA SAUDITE! Nuk ka mrekulli, këtë radhë El Hadari mposhtet. Penalltia e gjuajtur nga Salman ishte po aty ku u gjuajt penalltia e parë nga Fahad, por këtë radhë El Hadari hidhet në krahun e kundërt.

45’+5 PENALLTIA KONFIRMOHET! Në fakt, ashtu si penalltia e parë, edhe kjo e dyta duket shumë e ekzagjeruar. Botërori, nëse ka një njollë, janë këto penallti kaq të lehta, duke vendosur rekord historik!

45’+2 E PABESUESHME, SËRISH PENALLTI PËR ARABINË SAUDITE! Ali Gabr mban prej dore në zonë Fahad, atë që humbi penallti dhe arbitri jep sërish penallti. VAR vendos dhe arbitrat shtesë nuk dinë si të këshillojnë kolumbianin Roldan, i cili shkon të shohë vetë faullin e Egjiptit.

41′ ÇFARË PRITJEJE NGA ELHADARI! Portieri 45-vjeçar, futbollisti më i moshuar që ka luajtur ndonjëherë në Kupën e Botës, feston duke pritur penalltinë e gjuajtur nga Fahad Al Muluallad. Në fakt, gjuajtja ishte e fortë, në cep, por portieri veteran fluturon në të djathtën e tij dhe e devijoi topin në shtyllë e më pas në fushë.

40′ PENALLTI PËR ARABINË SAUDITE! Prekje me dorë në zonë nga Fathi, e pavullnetshme, por VAR nuk ndryshon asgjë. E tepruar kjo penallti.

36′ RUSIA ME 10 LOJTARË! Ja pse fitoret e para ishin false. Jo vetëm që Uruguai dominon totalisht, por Rusia e ka humbur fare toruan dhe tani Smolnikov del me karton të kuq, për të verdhën e dytë në pak minuta.

33′ Spektakël i Egjiptit, Salah kombinon bukur me Trezige, ky gjuan direkt dhe topi del paksa mbi traversë. I pafat egjiptiani, meritonte golin!

28′ Po zbavitet Uruguai. Suarez humbet shansin për golin e tretë, pasi i vetëm me portierin, godet dhe Akinfeev shmang golin.

23′ URUGUAI GOL! Sërish amerikano-jugorët shënojnë, Rusia shkërmoqet. Korne, Lashalt godet nga jashtë zone dhe Çerishev devijon lehtë, duke nxjerrë jashtë loje portierin Akinfeev. Goli i akordohet mesfushorit uruguajan.

22′ GOL EGJIPTI! Salah, kush tjetër? Top i gjatë, Salah niset në kundërsulm dhe kalon me një trajektore të lehtë portierin. Festë për Egjiptin, por vetë Salah nuk feston shumë.

10′ Asnjë emocion në ndeshjen tjetër të grupit, mes Arabisë Saudite dhe Egjiptit.

10′ GOL URUGUAI! Një goditje dënimi nga pozicion i shkëlqyer është shfrytëzuar shumë mirë nga Uruguai, sepse Suarez ka përfituar nga vendosja e gabuar e barrikadës dhe godet bukur, duke mposhtuar Akinfeev.

1′ NISIN NDESHJET

Nisin ndeshjet e fundit në grupe dhe tashmë shumë gjëra janë të qarta, sidomos në grupin A. Rusia vendase dhe Uruguai janë kualifikuar tashmë, por mbetet për t’u vendosur se cila skuadër kalon grupin si fituese e tij. Rusia ka habitur të gjithë deri tani, me 8 gola të shënuar në dy ndeshjet e para, duke luajtur një futboll mjaft cilësor, krejt ndryshe nga Uruguai, që në dy ndeshjet e para ka fituar me rezultat identik 1-0, pa luajtur mirë. Për këtë arsye, sfida direkte për kreun e grupit nuk është aq e thjeshtë sa mendohej para Botërorit, kur Uruguai nisej qartësisht favorit. Faktori fushë dhe entuziazmi po e ndihmojnë shumë Rusinë, që tashmë ka avantazhin se luan edhe për barazim, ndërkohë që presioni është i vogël në të dy krahët, sepse në turin e ardhshëm sido që të shkojë do të jetë përballë një emër i madh.

Në ndeshjen tjetër të grupit A luhet vetëm për krenari dhe për të mos e mbyllur pa pikë Botërorin, por nga sa është parë deri tani, Egjipti është superior dhe me të drejtë niset favorit ndaj Arabisë Saudite, me sulmuesin Salah që do të kërkojë të shtojë sasinë e golave në Botëror.

Tek Egjipti do të luajë nga fillimi Salah, por mbi të gjitha do të jetë titullar portieri Hosam El-Hadari, 45 vjeç, futbollisti më i moshuar që ka luajtur në një Kupë Bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online