Presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero ka marrë pjesë dje në një eveniment të Komitetit Italian Paralimpik në Milano dhe ka folur në lidhje me klubin e tij. “Jam i lumtur për mënyrën sesi luan skuadra, – ka thënë ai. – Sampdoria në Evropë? Jetojmë ndeshje pas ndeshjeje. Stadiumi? Nëse na e japin, ne e marrim. Si po shkojnë tratativat me Bashkinë? Siç thosht edhe kënga e Orieta Bertit, përsa varka të ecë vetë, s’ke nevojë të përdorësh rremat. Dje kam shkuar të shoh Interin që ka ngecur ndaj Bolonjës që është një skuadër e mirë”. Ndërsa për VAR-in presidenti dorian ka thënë: “Jemi në 2017-n në një moment në të cilin nuk flitet më, as çiftet në restorant nuk flasin sepse shohin telefonat. VAR-i ka ardhur në momentin e duhur. Kampionatet e shkuara kanë qenë të rregullt edhe pse ka pasur gabime njerëzore. Por të mos mendojmë se ka pasur gjëra të tjera pas. Juve e pamposhtur? Sipas meje Napoli mund t’ia dalë. Është skuadra ime favorite”.