Feronikeli ka mësuar kundërshtarin që do të ketë përballë në ndeshjet e raundit të dytë eliminator të UEFA Europa League. Skuadra nga Drenasi do të masë forcat me kampionët e Sllovakisë, Slovan Bratislava.
Ekipi sllovak befasoi duke u eliminuar nga malazezët e Sutjeska Nikshiç. Pas barazimit 1 – 1 në Sllovaki, Slovan Bratislava tentoi të shlyente gabimin në transfertë. Për pak ia dolën, por tre minuta para fundit të takimit malaezët barazuan rezultatin dhe çuan ndeshjen në shtesë. Më pas në godijet e penalltive portieri Giljen u kthye në hero duke pritur dy penallti të sllovakëve.
Ndeshja e parë e raundit të dytë do të zhvillohet më datë 25 korrik në Bratislavë, ndërsa një javë më vonë, më 1 gusht, Feronikeli pret skuadrën sllovake në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Goli i Sutjeskës në minutat e fundit të takimit