E ka provuar edhe më parë, pa sukses, por Fenerbahçe e do me çdo kusht Mërgim Mavrajn. Klubi turk, sipas mediave në Turqi, kërkon një qendërmbrojtës niveli dhe emri i duhur, që garanton cilësi e eksperiencë, është pikërisht ylli i kombëtares sonë.
Mavraj aktualisht luan tek Hamburgu, ku është një titullar fiks, ndaj edhe klubi gjerman refuzoi ofertën e Fenerbahçes në verë, por turqit janë të vendosur ta provojnë sërish.
Oferta për Hamburgun mund të shkojë deri në 2 milionë euro dhe për Mavrajn 1.7 milionë euro në sezon.
Mavraj zor se do të refuzonte, nëse Hamburgu pranon, por drejtuesit e klubit gjerman e kanë të qartë se nuk mund të rrezikojnë kaq shumë në një sezon ku sërish po luftojnë për mbijetesë.