Një Djall i Kuq përjetë: Maruan Felaini duket se nuk ndryshon dot ngjyrë, nga kombëtarja në nivel klubi.
Mesfushori i “Les Diables rouges” të Belgjikës, i cili është aktualisht me kombëtaren në Kupën e Botës, ka firmosur sot një kontratë të re me “The Red Devils”, duke rinovuar edhe për 2 vite me Mançester Junajtid.
Marouane Fellaini has signed a new #MUFC contract which runs until June 2020, with the option to extend for a further year.
Full details: https://t.co/aC01F3JIDs pic.twitter.com/oFvKHSPxyw
— Manchester United (@ManUtd) June 29, 2018
30-vjeçari dilte i lirë në treg në fund të këtij muaji dhe kishte shumë klube të interesuar, ndërkohë që largimi i tij nga Junajtid konsiderohej i sigurt, duke parë që luajti vetëm 612 minuta në Premier Ligë sezonin e fundit, edhe për disa dëmtime.
Megjithatë, trajneri Zhoze Murinjo ka shpjeguar se e ka dashur gjithë Felainin në ekip: “Jam shumë i lumtur që Maruan qëndron me ne. Kam besuar gjithnjë se dëshira e tij ishte të qëndrojnë dhe jam i kënaqur që firmosëm kontratë të re”.
“Vendosa të rinovoj sepse jam shumë i lumtur te Junajtid. Ndjej që kjo skuadër, me Murinjo në drejtim, ka ende shumë për të arritur. Do doja ta falënderoja në mënyrë të veçantë trajnerin, për besimin që ka treguar gjithnjë tek unë”, deklaron Felaini.
Felaini është pjesë e Junajtid që prej vitit 2013, kur u transferua për 27 milionë sterlina nga Evertoni, me kërkesë të trajnerit Dejvid Mojes (blerja e parë e rëndësishme e tij) ndërsa ka luajtur 156 ndeshje e ka shënuar 20 gola për Red Devils.