Fejzullahi “divorcohet” me Partizanin, e ardhmja vendoset pas pak ditësh

Mbrojtësi nuk pranon rinovimin. Nuk dëshiron të jetë në kryeqytet sezonin e ardhshëm. Ai mund të rikthehet nëse nuk gjen ofertë më të mirë

Dashuritë e mëdha nuk përfundojnë gjithmonë me fund të lumtur. Mjafton të kujtojmë historinë e Shekspirit, atje kur në Veronën e magjishme Romeo dhe Zhuljeta i dhanë fund jetës së tyre… Premtuan besnikëri ndaj njëri-tjetrit dhe frymën e fundit i kushtuan atij premtimi. Në futboll nuk ka më pasione të shfrenuar, apo lojtarë që premtojnë besnikëri të pafundme. Ka puthje stemash në momente prezantime dhe fjali mediokre që janë thuajse të njëjta në çdo rast.
Raca e këtyre futbollistëve është në zhdukje dhe mund të numërohen me gishtat e njërës dorë “besnikët e futbollit”. Arbnor Fejzullahi nuk do të jetë i tillë. Mbrojtësi preshevar ka disa vite që është pjesë e Partizanit, por duket se rrugëtimi i tij me “demat” po shkon drejt fundit. Ai e ka të qartë, drejtuesit e kanë shumë të qartë. Lojtari nuk ka pranuar rinovimin me kushtet e ofruara nga klub i “demave” dhe bisedimet kanë ngecuar.

DIVORCI – Partizani nuk do të ndërmarrë thuajse asnjë hap pa dalë vendimi i CAS-it në të vendoset gjithçka. Në rast se Skënderbeu dënohet do të nisë sulmi ballor i drejtuesve. Në rast se korçarët shpallen të pafajshëm, atëherë do të nisin punën me avash. Në kushte të tilla është dhe rinovimi i Fejzullahit, por ka një dallim të madh. Të dy palë presin vendimin e CAS-it.
Preshevari i ka sytë e kthyera nga Korça, ndërsa Partizani nuk po ngutet për ta bindur. Palët thuajse janë dakordësuar me largimin e tyre. Bisedimet për rinovim aty janë dhe secili nga aktorët e kësaj drame, po mban pozicionin dhe luanin rolin e të interesuarit. Çështje pazari që oferta të ulet sa më shumë.
Partizani nuk do të bëjë çmenduri për futbollistin, ndërsa preshevari pret që të largohet. Fejzullahi donte largimin dhe merkaton e kaluar, por u bllokua nga klubi i kuq. Ai nuk është më i lumtur në klubin kryeqytetas dhe po mendon që të gjejë një ambient tjetër dhe stimuj të rinj. Të shohim dhe të presim se ku do të përfundojë ai, ku i dihet, në futboll kemi parë shumë “prapa-kthehu”, por kjo vihet në diskutim dhe nga drejtuesit e “demave”. Ata nuk dihet nëse do të ulin hundë dhe të thyejnë krenarinë e tyre për largimin apo jo të Fejzullahit.

MARTESA – Nëse në aspektin sportiv, Fejzullahi është në prag divorci me ekipin e Partizanit, në jetë personale është komplet tjetër gjë. Mbrojtësi lidhi kurorë me të fejuarën e tij, Fatlinda. Dyshja u martua ditën e djeshme dhe zyrtarisht janë “Mr % Miss Fejzullahi”, ashtu siç la postim Fejzullahi në foton e publikuar në rrjetet sociale.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online