Federata Turke nuk e dënoi dhunën, Beshiktashi bojkoton kupën

Nga fjalët, të veprat: Beshiktashi e kishte seriozisht muajin e shkuar, kur tha se nuk do të pranonte më të zbriste në fushë për të luajtur sfidën e kupës kundër Fenerbahçes. Kampionët e Turqisë nuk u paraqitën fare dje në stadiumin e Fenerbahçes, aty ku duhej të luheshin rreth 30 minuta nga gjysmëfinalja e kthimit për Kupën e Turqisë.

ORIGJINA E BOJKOTIT

Muajin e shkuar, më 19 prill, luhej kthimi për gjysmëfinalet e Kupës. 2-2 në vajtje, 0-0 në kthim pas një ore lojë, Pepe me karton të kuq që në minutën e 30-të dhe tension i paparë, si në çdo derbi të madh në Stamboll. Megjithatë, pra mbërritur minuta e 60-të tensioni kaloi çdo limit dhe nisën përleshjet pas stolit të Fenerbahçes. U përfshinë në sherr edhe lojtarët dhe stafi i Fenerbahçes, ndërsa mes kaosit një send goditi në kokë trajnerin e Beshiktashit Shenol Gynesh. Një e çarë e madhe në kokë, disa të qepur në spital, ndeshje e ndërprerë.

Beshiktashi priste fitore në tavolinë dhe dënim të Fenerbahçes, por Federata Turke habiti të gjithë, duke urdhëruar vazhdimin e ndeshjes me dyer të mbyllura. Që aty, nisi revolta e Beshiktashit, e kuptueshme, sepse me këtë logjikë i bie që vetëm nëse vdes dikush do të merren masa serioze.

PASOJAT

Që Beshiktashi do të dënohet, kjo dihet, e dinë edhe Shqiponjat e Stambollit, por bojkoti ishte mesazhi i vetëm i fortë që mund të jepej. Federata Turke pritet të dënojë Beshiktashin me humbje 3-0, gjobë dhe përjashtim nga kupa për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, në këtë histori e humbur del vetëm Federata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online