Federata është duke favorizuar Juventusin? Gazetari shpërthen për Interin: Kjo është çmenduri, nuk ka kuptim

Nga Klaudio Ndreca

Gabimet e bëra në ndeshjet e fundit nga ana e Juventusit kanë sjellë që edhe njëherë tjetër të diskutohet për çështjen e titullit në Seria A. Bardhezinjtë ndodhen gjashtë pikë larg Interit dhe nëse do të dështojnë edhe ndaj Lacios, atëherë do të hapej sërish kampionati. Por një padrejtësi më vete është edhe kalendari i skuadrave për të cilën ka folur edhe Igli Tare pak ditë më parë.

Juventusi është i favorizuar në këtë drejtim teksa ka më tepër ditë pushimi. Zikaltrit luajtën në datën 16 korrik takimin e fundit dhe në datën 19 korrik do të përballen në mbrëmje ndaj Romës.  Nga ana tjetër kemi Juventusin që u ndesh në datën 15 korrik ndaj Sasuolos dhe përballjen e radhës ndaj Lacios do ta luajë në mbrëmjen e 20 korrikut. Shumë më tepër kohë pushimi dhe relaksi për kampionët e Italisë që do të ndikojë edhe në rezultat.

Këtë çështje e ka prekur edhe gazetari Fabio Ravezzani që ka shkruar në “Tëitter”: “Nuk ka kuptim që Interi të përfundojë pak para mesnatës në Ferrara dhe pastaj të kthehet në fushë të dielën kundër Romës. Kjo është e gjitha një çmenduri”, shkruan Ravezzani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *