Federata e Futbollit u mbyll derën tifozëve, Qeveria pranoi sportdashësit shqiptarë në stadium

Edhe pse qeveria e Kosovës miratoi vendimin për lejimin e tifozëve, Federata e Futbollit të Kosovës e ka të pamundur zbatimin e këtij urdhëri. Sipas sekretarit të përgjitshëm të FSFK, Eroll Salihu, kjo ide është mjaft e rrezikshme dhe duhet shmangur.

Në një intervistë për “Gazeta Express” Salihu u shpreh se është në kundërshtim me rikthimin e mbështetësve të klubeve në shkallët e stadiumit.

“Nuk e besoj se do të kthehen tifozët. Është rrezik mjaft i madh, virusi përhapet lehtë. Komiteti Ekzekutiv do të japë përgjigjen përfundimtare. Unë shpresoj që sezoni i ardhshëm të luhet me publik.”
Megjithatë trajneri i Prishtinë, Dallku dhe shumë trajnerë të tjerë të Superligës janë pro vendimit të qëverisë për rikthimin e tifozëve, duke respektuar masat në kuadër të pandemisë COVID-19. Madje këtë e kanë quajtur vendimin e dytë më të mirë të bërë nga kryeminstri që pas rikthimi të futbollit. Lajmi i fundit se Federata e Futbollit të Kosovës nuk pranon të zbatojë urdhërin i ka irrituar shumë këta trajnerë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online