Faza në Greqi, vizat dhe miqësoret problemi i Skënderbeut

Edhe pse deri më tani ka qenë modeli i suksesit për klubet shqiptare, vendimi i UEFA-s dhe CAS të Lozanës për ti lënë jashtë Europës ka shkaktuar jo pak përshtjellim te korçarët.

Skuadra është grumbulluar dhe ka nisur stërvitjet, por problem mbetet faza përgatitore. Ashtu si Sport Ekspres ka raportuar ditë më parë, grumbullimi i ekipit në Greqi është seriozisht në dyshim.

Problemi i parë lidhet me pajisjen e futbollistëve me vizat greke. Një pjesë e lojtarëve të huaj mund të mos sigurojnë dot lejet e kalimit dhe trajneri Shehi mbetet në ankth, në pritje të përgjigjes nga drejtuesit e klubit.

Nëse ky ngërç zgjidhet, problemi tjetër i Skënderbeut lidhet me miqësoret. Vështirësia për gjetjen e kundërshtarëve për ndeshje testuese. Në Korçë po presin konfirmimin e rivalëve, në të kundërt faza përgatitore në Greqi do të anulohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *