Faza e parë/ E habitshme, komente që nuk përputhen me realitetin! Vllaznia ka 6 pikë më pak se vjet, Tirana njeh rritje dhe Partizani me të njëjtën nisje

Në ditën e djeshme kemi lënë pas fazën e parë të kampionatit shqiptar. Gjatë sezonit të shkuar kemi folur së tepërmi për rivalitetin e fortë sa i përket vendit të parë, por këtë herë është edhe Dinamo që i është bashkuar kësaj valle. Por si ka qenë renditja në sezonin e shkuar pas 9 ndeshjeve të para? Në fakt, është po e njëjta, me fare pak ndryshime. Vllaznia do të renditej në vendin e parë me 19 pikë, ndërsa aktualisht ka 13. Pra shkodranët kanë grumbulluar 6 pikë më pak se vjet, ndërsa Tirana ka 7 pikë më tepër sesa në sezonin e shkuar.

Për të gjitha skuadrat e tjera, është thuajse e njëjta situatë. Teuta do të dilte kampione e Superiores, por në fundin e 9 ndeshjeve të para kishte 13 pikë, po aq sa tani. Ndërkohë Laçi që është kritikuar kaq shumë për nisjen më të dobët, harrojmë se po i njëjti ka qenë edhe në këto vite të fundit. Në fillim niset me marsh të lehtë, më pas shtohet gjatë rrugës.

Madje në këtë sezon kurbinasit kanë një pikë më tepër sesa në sezonin e shkuar, atje ku luftuan deri në fund për titullin kampion. Pra janë shumë komentime që nuk përputhen me realitetin, duke njohur sezonin e shkuar. Kukësi është po i njëjti, gjendej në vendin e dytë dhe këtë herë ka një pikë më tepër se vetvetja e shkuar. Skëndërbeu është thuajse po me të njëjtën nisje identike, megjithëse asokohe nuk ishte Memelli në krye. Ndërkohë tema më e komentuar e këtyre javëve ka qenë Ilir Daja, madje është përfolur edhe për një shkarkim të mundshëm.

Sigurisht që makineria e vendosur në dispozicion këtë herë është shumë më e mirë dhe pritshmëritë janë më të larta, por nga ana tjetër nuk kemi të bëjmë me ndonjë dramë. Fundja, Partizani ka vetëm 4 pikë më pak dhe që janë tërësisht të rikuperueshme nga sezoni i shkuar, atje ku ishte skuadra pretendente për të fituar kampionatin. /Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sport Ekspres (@gazeta_sport_ekspres)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online