Luan në mbrojtje dhe është vetëm 26-vjeç me mundësi që të rritet edhe më shumë. Këtë sezon, sakaq, trajneri holandez, Paus, po i beson çdo ndeshje, duke e aktivizuar titullar, edhe pse në Athinë, ndaj AEK-ut, skuadra e tij, Larisa, është mundur me rezultatin e thellë 4-0. Por, kjo nuk ndryshon aspak vlerësimet për mbrojtësin shqiptar, që ka lindur në Athinë, por që prindërit i ka shqiptarë.
Kohë më parë, i ati tij, në një intervistë të dhënë për “Sport Ekspres”, do të akuzonte federatën shqiptare të futbollit sepse nuk e kishte marrë kurrë parasysh dhe se si De Biazi, ashtu edhe Panuçi, nuk marrin në konsideratë lojtarë që luajnë në Greqi dhe titullarë, ndërsa shohin ata që luajnë edhe në ligat e treta italiane…
Deri tani, Andoni, që më herët është ndjekur edhe nga Bushi, kur ishte pjesë e kombëtares, ka luajtur të tri ndeshjet, plot 180 minuta, teksa ndaj Olimpiakosit, në humbjen 4-1, ka qenë më i miri. Sakaq, në sfidën e dytë, ndaj Asteras Tripolis, gjithashtu ka luajtur mjaft mirë. Ai pret telefonatën që mund t’i realizojë ëndrrën, mes lotëve që nuk është pjesë kuqezi…