Në këtë sezon të pazakontë të Champions League duket se fati është në krah të Tiranës. Në Serbi kanë ngritur alarmin, teksa një futbollist i Napredak ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Por gjatë së fundi kjo skuadër është përballur me Partizanin e Beogradit dhe me Crvena Zvezdën, duke bërë që të shtohet ankthi për raste pozitive në këto dy klube.
Por duke parë mënyrën se si e pësoi ekipi i Dritës, në Serbi kanë nisur të shqetësohen edhe për fatin e Partizanit dhe Crvena Zvezdës, nëse në radhët e tyre rezultojnë lojtarë të infektuar. UEFA mund të vedosë për përjashtimin e këtyre të fundit nga kompeticionet e saj dhe nga një vendim i tillë ajo që përfiton është edhe Tirana.
Bardheblutë nëse kalojnë Dinamon e Tbilisit përballë do të kenë me shumë ngjasa Crvena Zvezdën, por në një rast pezullimi të skuadrës serbe, atëherë kundërshtari për ta do të ishte Europa e Gjilbraltarit. Një rival modest ky në letër që rrit edhe më shumë shanset për një kualifikim në turin e tretë të Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/