Edhe kapiteni i Vllaznisë në radarët e Gjilanit të Mezanit, Gilman Lika sqaron të ardhmen

Kalimi i futbollistëve të Superiores në elitën e Kosovës është kthyer në një trend kohët e fundit, ku skuadra e Gjilanit dominon në këtë aspekt. Shumë lojtarë të tyre vijnë prej kampionatit shqiptar, ashtu si edhe vetë trajneri Gentjan Mezani. Megjithatë kjo strategji ka rezultuar e suksesshme për “skifterat”, të cilët e mbyllën sezonin në vendi ne dytë me pikë të barabarta me Dritën.

Për këtë arsye duket se ka ndërmend ta zbatojnë edhe këtë verë. Pas Koliqit, i përfolur ka qenë edhe kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, që ka rënë në radarët e skuadrës së Mezanit. Lojtari anësor ka konfirmuar interesimin nga klubi i Gjilanit, po në një prononcim për “Indeksionline” mohon të ketë diçka konkrete.

“E vërteta është se kam pasur një kontakt para disa ditësh por nuk ka diçka konkrete. Nuk kam pasur ofertë as nga Gjilani por vetëm një kontakt. Nuk kam kontaktuar për momentin me asnjë klub tjetër”, është shprehur Gilman Lika./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online