Shqipëria ndodhet në të njëjtin grup të Euro24 me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Media italiane “Puntero.it” ka zgjedhur që t’i bëj një përshkrim situatës së kuqezinjëve, për kualifikimin e dytë historik. Teksa theksohet fati i keq për shkakun e rivalëve të gjetur në Gjermani, nuk hiqet mundësia e një surprize të madhe që mund të vijë nga ekipi i Silvinjos.
“Fati tallet ndonjëherë, kjo dihet dhe pavarësisht pozicionit të mirë në shortin e Europianit, kjo nuk e ndihmoi shumë ekipin e Silvinjos. Përfunduan në një grup të vështirë me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, vështirë të kishte më keq se kaq. Por kush e di, mbase jo Kombëtare, përjetësisht e dobët, mund t’i dhurojë tifozëve të saj një tjetër sukses. Hirushja është gati të kërcejë në valsin e të rriturve, këtë herë pa frikë se do të humbasë këpucët me shkëlqim”, thotë media italiane. /Sport Ekspres/