Fati i buzëqesh Marash Kumbullës, Smalling e bën që të luajë në derbin Lacio-Roma

Marash Kumbulla bëri kalimin e madh gjatë merkatos së verës duke lënë Veronën për të firmosur me Romën. Padyshim që ky ishte një hap  gjigant për mbrojtësin e Kombëtares i cili i tregoi menjëherë aftësitë e tij në kryeqytet duke zhvilluar ndeshje fantastike kundër Juventusit, pa harruar edhe golin ndaj Young Boys. Por që pas infektimit me COVID, Kumbulla humbi disi nga më parë dhe kërkon një proces më të ngadalësuar për t’u rikthyer si titullar te Roma.

Pikërisht kjo ka qenë arsyeja se përse trajneri Fonesca nuk ka zgjedhur që ta aktivizojë si titullar. Sonte në mbrëmje do të luhet edhe derbi i zjarrtë i Europës mes Lacios dhe Romës. Chris Smalling ka ndierë shqetësime disa orë përpara ndeshjes në kyçin e këmbës. Kumbulla është menjëherë i gatshëm për ta zëvendësuar, ndërsa pritet vendimi përfundimtar i trajnerit Fonesca për mbrojtësin që do të aktivizojë si titullar kundër Lacios. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online