Fatale humbja e fundit, klubi anglez shkarkon trajnerin

Humbja shtëpiake me rezultatin e thellë 1-4 kundër Kristal Palasit ka lënë pasoja tek ekipi i Leister Sitit. Kjo ishte humbja e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat për “dhelprat” dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin.

Klod Puel nuk do të jetë më trajneri i Leister Sitit. Disfata e fundit ishte fatale për trajnerin francez, i cili kishte nisur këtë aventurë në tetor të vitit 2017.

Gjatë kësaj periudhe ai zhvilloi 56 ndeshje në Premier Ligë si trajner i ekipit që mahniti botën me titullin e fituar në vitin 2016. Puel fitoi 33% të ndeshjeve, duke numëruar: 19 fitore, 13 barazime dhe 24 humbje.

Pavarësisht formës së dobët Leisteri renditet në vendin e 12-të në kampionat me 32 pikë të grumbulluara. Drejtuesit e klubit pritet të zgjedhin trajnerin e ri, i cili do të debutojë të martën kundër Brajtonit në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *