Fasone ngre zërin: Këto humbje nuk duhet të kthehen rutinë!

Administratori i deleguar nuk është dakord: Mjaft më! Me ekipe që janë inferiore ndaj nesh nuk mund të bëjmë kështu ndeshjesh dhe të zbresim në fushë me tjetër sjellje. Pres reagim

Kanë mjaftuar gjashtë javë kampionati – dhe dy humbje – për të bërë që durimi i Marko Fasone të humbë. Administratori i deleguar kuqezi, shumë i bezdisur nga humbja e Milanit në Xhenoa përballë Sampdorias, ka dashur që të dëgjohet zëri i tij për të sqaruar që “sot jam i xhindosur dhe erdha të flas për mediet sepse këto humbje nuk mund dhe nuk duhet të kthehen në një rutinë: Milani nuk duhet të humbasë kundër skuadrash që në letër konsiderohen më të dobëta se ne”.

Fasone, siç edhe e ka zakon, nuk i bie përqark, por menjëherë prek pikën e duhur. Asnjë kritike, por një paralajmërim për të gjithë sepse “disa kambana alarmi i kemi marrë”. Si të thuash: le të kalojë humbja në Romë kundër lacios, e futur në një rrugëtim rritje ende “të justifikueshme”, por KO ndaj Sampdorias nuk është i pranueshëm. Jo shumë për humbjen, aq sa për rezultatin dhe se si u poq ai.

“Prisnim disa pengesa dhe prisnim që në gjashtë muajt e parë do të hasnim vështirësi: futbollistët janë të rinj, jemi të përgatitur për këto pengesa, pjesa e dytë e ecurisë në teori do të jetë më e thjeshtë. Por, sot nuk na pëlqeu aspak sjellja, nuk duhet të kërkojmë alibi në krah dhe duhet të ndryshojmë sjellje menjëherë”. Edhe sepse, ndeshjet direkt do të vijnë menjëherë: “Besoj se fakti që luajmë ndaj rivalësh të këtij niveli mund të ndikojë në nivelin tonë të zakontë, pres që në këto përballje të ketë sjellje tjetër. Janë kundërshtarë direkt dhe pres që t’i respektojmë”.

Dyshimi është që Milani nuk është ende gati për këto ndeshje, për të luajtur në barazim me kundërshtarë niveli: “Nuk e di nëse bëhet fjalë për çështje kundërshtari apo niveli. Sampdoria nuk besoj që është e nivelit tonë, Xhampaolo ishte tepër i aftë, na ka futur në një kafaz, ndaj duhet përgëzuar, por Milani është më i fortë nga Sampdoria dhe duhet të zbresë në fushë me tjetër frymë”. Mungon vetëvlerësimi? “Vetëvlerësimi nuk vjen nga një ditë në tjetrën, por me rezultatet. Në fushë nuk e pamë kurrë dëshirën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online