Gjatë prezantimit të një libri nga gazetari italian Marko Belinaco, administratori i deleguar i Milanit Marko Fasone lëshoi disa deklarata prë gazetarët, duke qenë i ftuar ashtu si disa drejtues të tjerë të lartë të klubeve italiane.
“Milani dhe Interi, ashtu si Juventusi, kanë qenë për shumë vite simbol të familjeve me të cilat ishin shumë të lidhura. Tani ai model “familjar” nuk ekziston më, klubet milaneze dhe Roma kanë zgjedhur pronarë të huaj. Kemi mbetur pas në krahasim me Juventusin. Duhet ta imitojmë, në përgjithësi si futboll italian. Shtatë titujt resht janë një rezultat i madh për Juventusin, por jo dhe aq për futbollin italian”.
STADIUMI – “Duhen infrastruktura që për tifozët të jenë magjike. San Siro mbetet një ikonë, por ka nevojë për ristrukturime të rëndësishme. Duhen ndërhyrje për ta kthyer stadiumin në një vend mikpritës dhe me të gjitha shërbimet për tifozët. Duhet një sforcim nga Milani dhe Interi që të gjendet një zgjidhje, sepse çdo vit po humbasim të ardhura. Duhet stadium që të jetë pronë e klubeve, nuk e di nëse Milani e Interi duhet të kenë nga një stadium më vete, apo të vijojnë në San Siro. Nëse largohemi, duhet menduar mirë dhe duhet analizuar gjithçka me kujdes”.
TË DREJTAT TELEVIZIVE – “Më pak se një dekadë më parë vetëm Anglia na e kalonte, tani po na e kalon edhe Franca për arkëtime. Produkti futbollistik që kemi ofruar vitet e fundit nuk ka qenë i mirë dhe nuk janë administruar mirë të drejtat televizive, duhej mundësuar hyrja në treg e shumë operatorëve”.