Fantazia shkon larg/ Dortmundi e fali ndeshjen ndaj Mainzit, donte t’i ulte çmimin Milot Rashicës

Nga Klaudio Ndreca

Bajerni është shpallur zyrtarisht dhe matematikisht si kampioni i Gjermanisë, pas fitores ndaj Ëerder Bremen me shifrat 0-1. Ndërkohë nga ana tjetër, Dortmundi humbi menjëherë ndaj Mainzit duke dështuar 0-2, në takimin që surprizoi jo pak tifozët.

Por si erdhi kjo humbje e Dortmundit? Në Kosovë, është media “Insporti” që e raporton një hipotezë. Sipas saj, duke u nisur nga komentet e disa tifozëve gjermanë, Dortmundi e ka lënë vetë ndeshjen ndaj Mainzit për t’i ulur çmimin Milot Rashicës.

Kjo pasi pas fitores së arritur nga ana e Mainzit, shkëputet me 6 pikë nga Ëerder Bremeni i cili tani mund të garojë vetëm për zonën e “Play-Out” me Duseldorfin. Ndërsa çmimi i Milot Rashicës do të përgjysmohet sipas kontratës në rast se skuadra bie nga Bundesliga dhe dihet tashmë se Dortmundi është interesuar për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *