Ekskluzive/ “Halili e priti si ne”, trajneri i Tiranës: Nuk jemi Zoti, e evitonim humbjen

Nga Klaudio Ndreca

Tirana ka marrë humbjen e parë në Superiore me drejtimin e Egbos, duke dështuar ndaj Teutës në shifrat 1-0. Një disfatë kjo që krijoi edhe shumë diskutime nga analistë që po e prisnin këtë hap të gabuar të bardhebluve. Ndërkohë trajneri Egbo është shprehur për “Sport Ekspres” se klubi nuk është dëmtuar në aspektin psikologjik para ndeshjes me Vllazninë.

“Ishte një humbje që ne me pak kujdes dhe përqendrim do e kishim evituar, për të marrë një barazim ose edhe fitore. E dinim që do të ndodhte një ditë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Nuk kemi shqetësime, jemi mirë në aspektin psikologjik.

Vazhdojmë rrugëtimin tonë me qetësi duke marrë ndeshjet një nga një, si kemi bërë dhe tani. Ne bëjmë punën tonë dhe Zoti përfundon githçka tjetër. Ata që janë besimtar e dinë se çfarë do të thotë kjo, të besosh në Zot. Ne e kemi pritur humbjen me Teutën si normale në klub. Nuk jemi Zoti, ai është perfekti. Do vinte një ditë edhe presidenti Halili e ka pritur si të gjithë ne”, u shpreh Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online