FANTASTIKEEEE/ Burrneshat e Shkodrës futen në histori dhe kalojnë në grupet e Champions League, ndodh çmenduria e madhe në fundin e ndeshjes

Një arritje e madhe dhe historike, Vllaznia e femrave kalon për herë të parë në grupet e Champions League. Ishte në kufijtë e së pabesueshmes, por burrneshat e Shkodrës e realizuan objektivin e tyre mes një drame të madhe në fundin e takimit.

Rivali i këtij ekipi ishte Vorskla nga Ukraina. Për shkakun e situatës në këtë vend, të dy ndeshjet u zhvilluan në Shqipëri. Takimi i parë përfundoi në shifrat 1-1, ndërsa sot luhej edhe akti i fundit për të përcaktuar ekipin që do të kalonte në grupet e Champions League.

Vllaznia e mbylli pjesën e parë në shifrat 1-0 falë golit të Patterson në të 33. Por në minutën e 84 do të akordohej një penallti për Vorsklan. Gardiania e Vllaznisë arriti ta priste penalltinë dhe teksa ishte në eufori e sipër, bëri një gabim të madh në goditjen e këndit vetëm pak sekonda më vonë, duke i dhuruar barazimin ukrainaseve.

E teksa zhgënjimi u shtua te ekipi shqiptar, Berisha dhuroi një perlë të vërtetë nga distanca duke e ndalur topin në fundin e rrjetës, në minutën e 89. Asnjë shpresë për kundërshtaret që të rikthenin sërish ekuilibrin, ndërsa Shqipëria përfaqësohet në nivele të larta edhe nga një ekip femrash. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online