Fantastike/ UEFA po mendon vendimin historik, Shqipëria dhe Kosova do të presin Europianin e 2036?

Shqipëria është rritur me hapa të frikshëm në vitet e fundit në futboll. Aktualisht kreu i FSHF është njëkohësisht zëvendës presidenti i UEFA-s, Armand Duka. Nuk kanë kaluar shumë kohë nga ngjarja e Beogradit ku edhe në një moment që shqiptarët kishin të drejtë, në organizmin më të lartë europian po merreshin vendime që na llogarisnin si “dora e tretë” në Europë. Pa kaluar në shumë vite pas historie atje ku Kombëtarja jonë dhe ish-lojtarët tanë kanë parë padrejtësi nga më të mëdhatë sa i përket avantazhit që arbitrat i bënin kundërshtarëve tanë.

Finalja e Conference League për herë të parë do të bëhej në Tiranë dhe ky ishte një tjetër shembull konkret për të dëshmuar qartësisht se vendi ynë kishte jo vetëm fjalën e saj në UEFA, por edhe një peshë të rëndë. Suksese pas suksese për të mbërritur në Europianin e shumëdiskutuar, Shqipëri-Serbi, për U-21. Përtej argumentave pro dhe kundër që kanë lindur për këtë Europian, për shkak se edhe Serbia është pjesë e saj, ajo që nuk mohoet është sërish fakti që Shqipëria tregon rritjen e saj të madhe pasi do të mirëpres kompeticionin e fazës finale të Europianit të U-21.

Por sa larg mund të shkojmë në këto ritme? Flitet se do të shkojmë shumë larg. I ftuar në Procesi Sportiv, gazetari Gjergj Stefa u shpreh se ky kompeticion i Europianit të U-21 është vetëm një test që UEFA po bën përpara organizimit madhështor. Kështu, Ceferin ka në kokë një ide të madhe teksa po mendon që Europiani i 2036 do të zhvillohet në Ballkan. Këtu po flasim për Europianin e Kombëtares A dhe jo më Europianin e 21-vjeçarëve.

Pra Shqipëria, Kosova, Serbia dhe shtetet e tjera të Ballkanit me shumë gjasa, do të mirëpresin Europianin e vitit 2036. Kjo do të ishte fantastike për shumë arsye, por pikësëpari do t’i jepte mundësinë Shqipërisë dhe Kosovës për të qenë zyrtarisht pjesë e Europianit si vende organizatore, pa bërë kualikuese. Ky është projekt i madh që po diskutohet në tavolinën e UEFA-s dhe pritet të marrë jetë në vitin 2036. Deri atëherë ka ende kohë dhe duhet të presim, por deri tani Shqipëria ka treguar se është në një nivel të lartë sa i përket organizimit të ndeshjeve dhe madje sipas asaj që flitet, edhe finalja e Europianit të U-21 do të zhvillohet në Tiranë dhe jo në Beograd. /Sport Ekspres/