Fantastike/ Shkëndija e Tetovës bën fitoren që çon në Europë gjithë ekipet shqiptare, shihni çfarë ndodh në Maqedoninë e Veriut

Shkëndija e Tetovës e ka fituar prej disa javësh titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. Me trajnerin Ernest Gjoka në krye, skuadra shqiptare e Tetovës u rikthye që të kurorëzohet. Por këtë herë titulli shijon më tepër dhe për shumë arsye. Rivali i përjetshëm i Shkëndijës, Vardari, ka rënë zyrtarisht nga elita e futbollit. Nuk mbyllet me kaq! Vendi i dytë mbahet nga Shkupi, ndërsa vendi i tretë dhe i fundit që të dërgon në Europë po diskutohej mes Makedonija GP dhe ekipit tjetër shqiptar, Struga Trim Lum.

Tifozët i kërkuan Shkëndijës që ta humbte ndeshjen kundër këtij ekipit shqiptar në mënyrë që të kualifikoheshin të gjitha në Europë. Fusha e blertë tregoi verdiktin e dëshirës së tifozëve pasi Struga fitoi në shifrat 0-2 ndaj Shkëndijës. Ndërkohë në ditën e sotme kuqezinjtë e Tetovës kishin përballjen kundër Makedonija GP. Ekipi i drejtuar nga Gjoka nuk ka falur asgjë ndaj këtij rivali duke fituar në shifrat 3-4.

Pas kësaj fitore, Struga Trim Lum ka parakaluar në renditje ekipin maqedonas duke i marrë vendin e tretë me dy pikë më shumë. Kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi, në Maqedoninë e Veriut kemi Shkëndijën kampion, të gjitha ekipet shqiptare që shkojnë në Europë dhe njëkohësisht Vardarin që bie nga elita. Ndeshja e fundit për Strugën do të luhet në transfertën e Sileks ndërsa Makedonija do të luajë kundër Vardarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *