FANTASTIKE/ Duhet të krenohemi, e thotë Sofascore: Këtë sezon nuk i ka dribluar askush Virgil Van Dijk dhe Ardian Ismajlin

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli është një nga lojtarët kuqezi që ka pasur një ecuri mjaft pozitive në Europë përgjatë këtij sezoni. Paraqitja e shkëlqyer e tij në klubin e Empolit ka marrë më në fund vlerësimin e duhur.

Sipas statistikave të nxjerra nga uebsajti i specializuar për statistika “Sofascore”, mbrojtësi kuqezi, është një nga futbollistët që nuk është dribluar asnjëherë deri më tani në sezonin futbollistik 2023/2024. Së bashku me të, në listën e publikuar nga Sofascore renditet edhe futbollisti i Liverpool, Virgil Van Dijk.

Një lajm i shkëlqyer ky jo vetëm për Ardian Ismajlin, por edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. Ismajli ka treguar një formë fantastike jo vetëm në radhët e Empolit, por edhe në radhët e Kombëtares shqiptare, ku ishte pa dyshim një nga më të mirët në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online