Shumë interes është shfaqur në këto kohë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar ka mahnitur të gjitha klubet e Premier League me mënyrën sesi është paraqitur te Southampton. Më veçanërisht janë West Ham dhe Arsenal më të interesuarat për ta afruar në merkaton e verës.
Por “Evening Standard” ka ardhur me një artikull që tregon fatin e sulmuesit shqiptar. Sipas tyre, Arsenali ka nisur që të tërhiqet nga gara pasi nuk janë shumë optimistë. Sipas tyre në bisedimet e para me Chelsea-n ka pak gjasa që londinezët të bëjnë biznes për kartonin e Brojës.
Pra te Chelsea kanë nisur llogaritë që lojtari i Shqipërisë të jetë pjesë e rëndësishme e tyre në sezonin e ardhshëm. Ky është sinjali më i fortë prej kohës që Tuchel e komplimentoi Brojën në deklaratën për shtyp. Jemi duke folur për ekipin që është kampioni në fuqi i Champions League dhe kjo nuk është pak. /Sport Ekspres/