“Fanella e Tiranës peshon më shumë se shpata e Skënderbeut”

Moment negativ në futboll, situatë jo edhe aq komode në basketboll. Edhe Tirana e koshit nuk po kalon një periudhë të lehtë, megjithatë sinjalet e rikthimit erdhën pas sukesit 87-83 në sfidën ndaj Goga Basket. Ekipi i djemve bardheblu trumfoi në një sfidë emocionuese dhe tashmë i janë larguar rivalëve.

Me 10 pikë të grumbulluara në 7 ndeshje, Tirana e basketbollit renditet e katërta në Superligë (kampionati ka gjashtë skuadra), ndërsa pas suksesit erdhi edhe reagimi i basketbollistit Redi Vogli. Një status në “facebook”, si përgjgije për kritikët, por mbi të gjitha duke treguar krenari pòër emrin që përfaqëson.

“Disa thanë që janë dobët, disa thanë i ka mbaruar cikli, disa të tjerë thanë nuk kanë lekë, disa të tjerë thanë Tirona do bjerë nga kategoria. Por t’a dini, që kjo punë bëhet me ZEMËR, bëhet për SEDËR, bëhet për PASION, bëhet se fanella e Tironës peshon më shumë se shpata e Skënderbeut”, shkruante ai.

One thought on ““Fanella e Tiranës peshon më shumë se shpata e Skënderbeut”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online