Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë. Simone Inzagi ia doli me sukses të fitojë skudeton në Serinë A. Trajneri Italian nuk e harron të shkuarën. Ai ka falenderuar Igli Taren dhe presidentin Lotito, për mudësinë që i dhanë për të drejtuar një klub të madh si Lacio. Inzagi gjithashtu ka zbuluar se pati njerëz që nuk e këshilluan të firmoste me Interin, por ai ishte i bindur se kishte bërë zgjedhjen e duhur.
“I jam gjithmonë mirënjohës Lacios, presidentit Lotito dhe drejtorit Tare që më dhanë mundësinë për të filluar karrierën si trajner. Arritëm rezultate të shkëlqyera gjatë viteve të kaluara te Lacio, si dhe në kampionatin e anulluar ne ishim në krye. Luftuam deri në fund. Nuk mund të them se do ta kishim fituar, por po kalonim një periudhë shumë pozitive. Drejtuesit donin që unë të vahdoja te Lacio, por ndjeva se kishte ardhur koha për një ndryshim. Pata disa këshilla kundër lëvizjes sime drejt Interit, por pata ndjesinë se ishte zgjedhja e duhur për mua”, ka deklaruar Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/