“FALEMINDERIT TIRANA”! Jose Mourinho impresionohet nga mikpritja në Shqipëri, falenderon edhe kryeministrin e vendit

Roma do të përballet sot në një miqësore kundër Partizanit. Për ekipin italian, ky është një tjetër rikthim në Tiranë. Më parë kanë qenë për të luajtur finale e Conference League dhe Jose Mourinho e ngriti trofeun në kryeqytetin shqiptar.

Këtë herë Roma kthehet për të luajtur një ndeshje miqësore dhe Mourinho ka vlerësuar pritjen e bërë. Gjatë rrugës për te stadiumi nuk kanë munguar edhe banderolat që mirëprisnin trajnerin portugez. Ky i fundit ka lënë një mesazh në “Instagram”. “Faleminderit Tirana që na mirëpret sërish, faleminderit Edi Rama”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *