“Faleminderit sauditë që bletë Neymar-in”, ish-lojtari gjerman nuk kursehet me fjalët: Futbollist i poshtër që vetëm aktron

Neymar-i u largua nga Europa për të vazhduar karrierën e tij në Arabinë Saudite. Ish-lojtari i PSG-së do të mbajë veshur fanellën e Al Hilalit në këtë sezon të ri. Një transferim që ka kënaqur tej mase Paul Breitner-in. Ish-lojtari gjerman nuk është kursyer aspak me fjalët e thëna për Neymar-in, të cilin e quan një futbollist të poshtër që vetëm aktron në fushë.

“Faleminderit, të dashur sauditë, që bletë zotin Neymar, i cili ka qenë një nga futbollistët më të poshtër në vitet e fundit në këtë planet. Një nga futbollistët më të mëdhenj që vetëm aktron, që vetëm zhytet. I keq! Një personazh shumë i poshtër”, është shprehur Paul Breitner-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *