Ibra mbetet Ibra dhe një kampion si ai nuk ia toleron vetes të mos luajë në nivelet më të larta të futbollit. Pak ditë më parë u nderua nga Maldini për 100 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Milanit. Ironia nuk mungoi si zakonisht, duke falenderuar shokët e skuadrës që nuk kishte konkurencë në ekip. Por pavarësisht se shprehu dëshirën për të luajtur edhe shumë takime të tjera me kuqezinjtë, deklarata e dhënë për “La Gazzetta dello Sport” nuk lë shumë shpresa për një gjë të tillë.
“Ibra ka lindur për të luajtur futboll dhe është ende më i mirin ë të luajturit futboll. Do të shohim si ndihem. Do të shohim se çfarë do të ndodhi me klubin. Nëse situata do të jetë kjo, të jem i sinqertë, me shumë mundësi nuk do të më shihni te Milani sezonin tjetër. Ibra nuk është një lojtar për Europa League dhe Milani nuk është një klub që e ka vendin në Europa League”, ishin fjalët e sulmuesit suedez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/