“Faleminderit Halilit për besimin”, Osmani uron Muçin: Punë e palodhur e akademisë, kemi të tjerë gati…

Tefik Osmani është krenuar me arritjen e Ernest Muçit te Legia e Varshavës. Padyshim që bëhet fjalë për një rast të veçantë në një kohë që prodhimi ynë ka pasur vështirësi për t’u reklamuar në skenat europiane, Muçi arriti të firmos me kampionët e Polonisë.

Legia është një ekip i njohur edhe për kompeticionet në Europë duke i premtuar lojtarit mundësinë e artë për të vazhduar ngjitjen në karrierë. Në postimin e bërë në “Instagram”, Osmani shkruan se gjithçka ka ardhur nga puna e palodhur që bëhet në akademinë e Tiranës dhe faktit se i është dhënë shumë besim talenteve të reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *