“Faleminderit Balla, Veliaj, Rama”! Florian Marku bisedoi me nënën si McGregor me babain e tij: Dëgjo o nënë, ti nuk do punosh kurrë

Florian Marku është pritur në një ceremoni zyrtare nga ana e shtetit shqiptar që e ka nderuar boksierin shqiptar pas fitores me Miguel Parran. Në fjalën e tij, Marku ka treguar një bisedë me nënën e tij që i ngjason fjalëve të McGregor me babain e tij, se kur të shkonte 25 vjec do të bëhej milardier.

“Faleminderit Edi Rama, Erion Veliaj, Taulant Balla. Po më shikon e gjithë Shqipëria, nuk e di çfarë të them. Kur isha i vogël iu futa edhe futbollit, por luaja vetëm për vete dhe u largova. Prindërit e mi bënin punë krahu, nuk ishin të pasur. Nëna ishte pastruese dhe i thashë një ditë: “Dëgjo moj nënë, sa të kesh ti djalin tënd gjallë nuk do punosh më”, tha Marku. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *