“Falë Zotit që ekziston VAR, sot morëm rezultat të mirë”! Trajneri i Partizanit flet për kualifikimin: Nuk kam qenë kurrë i mirë në matematikë…

Partizani ka humbur me shifrat 1-0 në transfertë kundër Astanës. Goli i Loncar në minutën e 41 do të vendoste edhe fitoren e kazakëve. Por në këtë ndeshje ishin kampionët e Shqipërisë që u larguan më të lumtur. Jo pak, por tre ishte VAR që ndërhyri për të anuluar golat e Astanës që në pozicione jashtë loje milimtrike, nuk arritën dot që të fitonin bindshëm. Pa harruar këtu shumë ndërhyrje shpëtimtare të Qirkos dhe konkretizimeve jo të duhura të Astanës.

Një ndeshje që duhej të mbyllej me rezultat të thellë në favor të Astanës, por për fat të mirë, kazakët fituan vetëm 1-0 dhe gjithçka lihet e hapur për ndeshjen e kthimit, nëse Partizani do të ketë fytyrë tjetër. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Partizanit, Zekic, është shprehur i kënaqur për rezultatin e marrë.

“Sot Astana na futi shumë në vështirësi me aksionet e rrezikshme, me presionin e madh. Po, mund të themi se ky rezultat sot ishte i mirë. Falë Zotit që ekziston VAR. Kishim disa probleme në pjesën e parë që do t’i rregullojmë për ndeshjen e kthimit. Shanset e kualifikimit? Nuk kam qenë kurrë i mirë në matematikë, kështu që nuk mund t’ju them për përqindje. Mund të them vetëm se Astana është ekip më serioz që ne kemi luajtur deri tani”, tha Zekic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *