Rei Manajt po i buzëqesh fati me Barcelonën, ku po përjeton ëndrrën e tij. Pas shkëlqimit me skuadrën e parë në fazën përgatitore, sulmuesit shqiptar i vjen mundësia të jetë pjesë e katalanasve në La Liga për sezonin e ri, i cili nis për të ditën e nesërme. Largimi i Mesit dhe dëmtimi i Agueros hapi një vend të ri në ekipin A për Manajn, që sot është regjistruar zyrtarisht si lojtar blaugrana në elitën spanjolle.
Merita këtu i shkon edhe Pikesë, teksa ky i fundit pranoi të ulte pagën e tij dhe bëri të mundur që Barcelona të regjistronte Manajn dhe Depay-n. Për këtë arsye, futbollisti 24-vjeçar zgjedh ta falenderojë personalisht mbrojtësin katalanas, duke shpërndarë një foto të tijën të shoqëruar me disa duartrokite në llogarinë e tij në “Instagram”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/