“Fajtori” kryesor i zhdukjes së Mbapes dhe Nejmar, Guardiola tregon recetën: Jo me fushë të hapur se janë 10.000 herë…

Pep Guardiola është “fajtori” kryesor për zhdukjen e Mbapes dhe Nejmar. Dy yjet e PSG janë shuar kundër Manchester City teksa nuk arritën në asnjë moment që të bënin diferencën në gjysmëfinalen e Champions League. Ekipi anglez hodhi hapin e madh drejt finales pas fitores në shifrat 1-2. Por si arritën qytetëtarët që të bllokonin pikën më të fortë të kundërshtarit? Gjithçka e shpjegon vetë Guardiola:

“Ndonjëherë e ndiej mungesën e një sulmuesi të vërtetë. Por mënyra sesi luajmë, na duhet kontrolli. Kundër ekipeve të tilla që luajnë shpejt duhet të jemi të mirë në bllokimin e lojës së tyre dhe ngadalësimin e ritmit. Nëse luan hapur kundër Mbape dhe Nejmar, nuk bënë dot asgjë më pastaj. E kemi parë kundër Bayern se çfarë ndodhi. Thjeshtë të vrsin dhe janë 10.000 më të fortë se ne në fushë të hapur”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *