Fair-Play, Skënderbeu përgëzon Partizanin për masat e shkëlqyera organizative

Partizani i Beogradit mbeti i impresionuar nga mikpritja në Shqipëri në ndeshjen e luajtur në Elbasan, përtej faktit se u dëgjua edhe ndonjë kor ofendues dhe ndonjë thirrje nacionaliste, që i kushtoi rëndë Skënderbeut, sepse u gjobit dhe iu mbyllën dyert për ndeshjen e ardhshme.

Ndërkaq, në Beograd çdo gjë shkoi në mënyrë perfekte dhe masat e sigurisë ishte të jashtëzakonshme, duke bërë që të evitohej çdo lloj incidenti, përtej faktit se ultrasit lëshuan thirrjet Kosovë-Serbi, që gjithsesi nuk i bëjnë më përshtypje askujt, pasi janë avazi i zakonshëm.
Pas ndeshjes dhe kthimit të qetë në Shqipëri klubi korçar i dërgoi një mesazh zyrtar klubit serb, duke e falënderuar për masat e shkëlqyera organizative, të një niveli si në Elbasan.

MESAZHI I SKËNDERBEUT

“Klubi Skënderbeu dëshiron t’iu falënderojë për organizimin dhe mbështetjen që patëm natën e shkuar. Ne e vlerësojmë shumë nivelin e organizimit të ndeshjes nga Partizani dhe disponueshmërinë tuaj. Jemi shumë të lumtur që gjithçka shkoi mbarë në këto dy ndeshje. I urojmë fat Partizanit në të ardhmen. Lutemi që ky mesazh të përcillet te gjithë anëtarët e bordit drejtues të klubit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online