Në Premier League është krijuar një kaos i madh për shkakun e COVID-19 që ka prekur pjesën dërrmuese të lojtarëve duke sjellë infektimin e tyre dhe njëkohësisht shtyrjen e ndeshjeve. Por për të mos krijuar mbingarkesën në kalendar, pritet deri në momentin e fundit që të gjendet një zgjidhje që të zhvillohet ndeshja.
Kështu Federata kishte jo pak dyshime për të shtyrë ndeshjen e Evertonit me Burnley, megjithëse Evertoni kishte vetëm 9 lojtarë dhë 3 portierë në dispozicion. Pasi u zyrtarizua vendimi për shtyrjen e ndeshjes, nuk mungoi sarkazma e portierit Begovic: “Unë po prisja që të luaja si sulmues”, shkruan Begovic. /Sport Ekspres/