Prishtina në basketboll për meshkuj e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventuren në FIBA Europe Cup, duke fituar ndaj kampionëve ukrainas të Cherkaski Mavpy.
Z Mobile Prishtina, si quhet ekipi nga kryeqyteti i Kosovës, e dominoi ndeshjen, duke qenë gjithë kohën në epërsi.
Pjesa e parë u mbyll 51-43 në favor të Prishtinës, që në pjesën e dytë kontrolloi shumë mirë, duke qëndruar gjithnjë në distancë sigurie.
70-64 u mbyll çereku i tretë i ndeshjes dhe 92-82 ishte rezultati final.
Pas një jave Prishtina do të përballet me Steauan në Rumani, një sfidë shumë e vështirë.