Europa shijon ndryshe për ekipet shqiptare këtë herë, arritjen e madhe e kërkojmë te sulmuesit…”ALB”

Europa shijon shumë më ndryshe këtë herë për ekipet shqiptare. Nëse rivaliteti është i jashtëzakonshëm mes skuadrave në Superiore, shqiptarët gjithmonë ka treguar se dalin në mbështetje edhe të rivalëve të tyre të vendit, nëse bëhet fjalë për suksesin në Europë.

Vllaznia, Laçi, Partizani dhe Tirana nuk përfaqësojnë vetëm veten e tyre në këto takime që do të zhvillojnë, por pikësëpari Shqipërinë. E veçanta është këtë herë se dy prej sulmuesve prej të cilëve pritëshmëritë janë të larta që të marrin mbi shpatulla ekipet e tyre janë…shqiptarë!

Pikërisht Skuka dhe Seferi. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur prej vitesh, teksa gjithmonë në Superiore kanë sunduar sulmuesit e huaj. Padyshim që ky fakt lë shije të mirë dhe u jep motive shtesë sulmuesëve që të bëjë diferencën ndaj rivalëve të Europës për të kërkuar më pas edhe një thirrje nga Kombëtarja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *