Europa League hodhi shortin për fazën e “play-off”-it mesditen e sotme në Nion të Zvicrës. Të interesuara për këtë short ishin ekipi i Shkëndijes dhe Kukësi. Në rast se tetovarët eliminohen, ata kalojnë në play-off-in e Europa Leagues, ndërsa verilindorët duhet të kalojnë ekipin e Torpedos.
Në rast se Shkëndija eliminohet nga Salzburgu do të ndeshet me fituesin e takimit ndërmjet Korkut dhe Rosenbergut. Një short interesant për shqiptarët e Maqedonisë. Tetovarët do të kenë përballë fituesin e këtij çifti, me shumë mundësi Rosenborgun.
Në rast se Kukësi do të kalojë ekipin e Torpedos do të ndeshet me fituesin e çiftit Ludogorets – Zrinjski. Verilindorët duhet të fitojnë ndeshjen e tyre për të pretenduar për më lart. Play-off duket se do të jetë i egër për ekipin e trajnerit Armando Cungu, pasi ekipi bullgar është goxha i rrezikshëm, të paktën është më i favorizuar se boshnjakët.